×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfaqësues të komuniteve dërgojnë ankesa në PZAP, dyshojnë për manipulime

    Reporteri
    05 Mars 2021 | 10:55

    Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE) Veton Berisha, kryetarja e Unionit Socialdemokrat, Duda Balje si dhe përfaqësues të komuniteteve të tjera sot kanë dërguar një ankesë në PZAP, për shkak të orkestrimit të votave të Listës Serbe gjatë zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.


    Berisha në një prononcim për media ka bërë të ditur se pjesë e ankesës janë edhe pesë parti tjera të komuniteteve jo shumicë në Kosovë.

    Berisha gjithashtu tha se është i bindur që vendimi i PZAP do të jetë në të drejtën e tyre.

    “Sot jemi duke e kryer obligim tonë ligjorë, bashk me pesë partitë e komuniteteve. Jemi duke e ushtruar të drejtën tonë ligjore, pasi mendojmë që në zgjedhjet e 14 shkurtit ka pasur orkestrim të votave. Po e ankimojmë partinë Iniciativa Rome (RI). Pretendimi jonë është që dy të zgjedhurit janë përfaqësues romë, por 95.5 për qind janë të zgjedhur nga komuniteti serb. Kemi fakte që e kemi dorëzuar ankesën tonë në PZAP. Jemi te bindur që PZAP-ja do të vendos në të mirën tonë”, ka thënë Berisha.

    Edhe Duda Balje në një prononcim për media tha se ankesa e dorëzuar sot në PZAP do të marr rrugën e vet në të drejtën e tyre.

    “Kemi dorëzuar ankesën në PZAP për të cilën mendojmë që kemi të drejtë. Falënderoj IKD-në për ndihmë juridike. Jemi të sigurt që drejtësia do të marrë rrugën e vet. Mendojmë që në këtë disa deputetë nuk janë votuar nga komuniteti që ata janë”, ka thënë Balje.

    Sipas saj, nëse PZAP-ja nuk vendos në të drejtën e tyre, atëherë ata janë të vendosur që ta dërgojnë ankesën e tyre në Gjykatën Supreme e deri në Kushtetuese.

    “Më pas do të shkojmë në gjykatën supreme dhe jemi të gatshëm të shkojmë deri në Gjykatën Kushtetuese. Po kërkojmë anulimin e votave serbe që kanë votuar boshnjakët”, tha ndër të tjera Balje.

    Ndërsa kryetari i Partisë së Bashkuar Rome të Kosovës, Albert Kinolli tha se janë të dëmtuar në këtë proces zgjedhor.

    “Jemi të dëmtuar në këtë proces, pasi është vullneti i lirë i qytetarëve. Me këto rezultate përfundimtare sa i përket iniciativës rome nga Graçanica janë zgjedhur në mënyrë jo ligjore. Besojmë që ankesa jonë nuk do të has në vesh të shurdhër, do të has në drejtimin e  duhur”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!