×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mos iu zgërdhi”, Ragmi Mustafa publikon fotografi të Shqiprim Arifit me Aleksandër Vulinin

    Reporteri
    18 Prill 2021 | 22:31

    Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa ka reaguar ndaj kryetarit të Preshevës Shqiprim Arifi. Mustafa ka publikuar një foto të Arifit me ministrin serb i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin.


    “Mos u zgrdhini me ata që iu quajnë “šiptar””, shkroi ndër të tjerash Mustafa në Facebook.

    Shkrimi i plotë:

    Angazhimi i pa kompromis për të drejtat e shqiptarëve ndaj një fryme fashiste e raciste nuk duhet ta zmbraps askënd. Dje, sot dhe nesër. Deri në fund.

    P. S. Mos u zgrdhini me ata që iu quajnë “šiptar”.

    P. S. S. Nuk fshehem as mas “fake profile” e faqeve të rreme. Me të vërtetën në betejat politike.

    Në zgjedhjet e parakohshme lokale në Luginë të Preshevës, Partia Demokratike Shqiptare e Ragmi Mustafës fitoi nëntë vende në Kuvendin Komunal të Preshevës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!