×
  • Lajme
  • Lajme / Konfirmimi

    Përfitoi mbi 13 mijë euro duke keqpërdorur pozitën, Supremja vërteton dënimin prej 6 muajsh për zyrtarin e Drenasit

    Reporteri
    15 Korrik 2024 | 18:07

    Gjykata Supreme, e ka vërtetuar dënimin prej gjashtë muajsh burgim ndaj zyrtarit të Drenasit Gëzim Nishanit, i cili duke keqpërdorur pozitën kishte përfituar mbi 13 mijë euro.

    “Refuzohet si e pabazuar kërkesa e mbrojtësit të dënuarit G.SH,  për mbrojtje  të ligjshmërisë, e paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë”, – thuhet në  vendim e Supremes të marrë më 23 maj 2024, raporton Betimi për Drejtësi.

    Dënimi prej 6 muajsh, Nishanit i ishte shpallur më 14 shtator të 2023-tës nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

    Ky vendim ishte vërtetuar nga Gjykata e Apelit më 14 dhjetor të 2023-tës, duke i refuzuar në tërësi si të pabazuar ankesën e mbrojtësit të të pandehurit, dhe e kishte vërtetuar aktgjykimin  e shkallës së parë në pjesën dënuese.

    Sipas aktakuzës të ngritur më 27 shtator të 2018-tës, Shishani, në cilësinë e udhëheqësit të personelit në Komunën e Drenasit, prej muajit nëntor të vitit 2008, në vazhdimësi deri në muajin korrik 2018, kishte përfituar dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme.

    Gjithnjë sipas aktakuzës, zyrtari kishte realizuar pagën me koeficientin e pagës 11.3, në vend që të realizonte pagën me koeficient 9.5, ashtu që vetes i kishte sjellë përfitim pasuror të kundërligjshëm në shumën prej 13 mijë e 454 euro e 94 centë.

    Sipas Prokurorisë, ai nuk e kishte zbatuar vendimin e kryetarit të Komunës së Drenasit, me të cilin vendim Shishanit i ishte ndryshuar koeficienti i pagës nga 11.3 në 9.5.

    Për këto veprime, Shishani ngarkohej se kishte përfituar 13 mijë e 454 euro e 94 centë, duke e dëmtuar buxhetin e Komunës së Drenasit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!