×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfshihet nga zjarri një shkollë në Prishtinë

    Reporteri
    11 Nëntor 2021 | 11:29
    Foto ilustruese

    Mëngjesin e sotëm, shkolla fillore “Hilmi Rakovica” në Prishtinë, është përfshirë nga zjarri.

    Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se arsyeja e zjarrit dyshohet të jetë nga oxhaku i ngrohjes së shkollës e më pastaj zjarri është përhapur edhe në një pjesë të kulmit të shkollës.

    “Informata është pranuar rreth orës 10:00, për një zjarr në rrugën “Aziz Zhilivoda” në Prishtinë, respektivisht në shkollën Hilmi Rakovica. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para bëhet e ditur se oxhaku i ngrohjes së shkollës dyshohet të jetë përfshirë nga zjarri dhe për pasojë është dëmtuar edhe një pjesë e kulmit të shkollës”, konfirmoi Borovci.

    Tutje, ai bëri të ditur se zjarri është lokalizuar nga ana e zjarrfikësve, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!