×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfshihet nga zjarri një shtëpi në lagjen “Arbëria” të Prishtinës

    Reporteri
    10 Maj 2020 | 18:28

    Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në lagjen ‘Arbëria’ të Prishtinës.


    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

    Hoxha ka bërë të ditur se njësitet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes për fikjen e zjarrit.

    “Është pranuar një informacion për zjarr në Prishtinë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Arbëri. Policia ka reaguar dhe menjëherë janë informuar njësite të zjarrfikësve, për reagim në fikjen e zjarrit. Pas raportimeve shtesë do të bëhen të ditura informacione të tjera”, tha Hoxha.

    Ende nuk dihet shkaktari i këtij zjarri.

    Ndërsa KosovaLajm ka arritur të siguroj pamje nga vendi i ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!