×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundon mbledhja e Kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri tregon nëse do ta votojnë Vjosa Osmanin presidente

    Reporteri
    29 Mars 2021 | 19:00

    Pas rreth dy orësh, ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.


    Nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, në një deklarim para mediave ka lënë të kuptohet se partia e tij do të marrë pjesë në votim në seancën kur zgjidhet presidenti.

    “Karshi qeverisë së VV-së do të jemi opozitë, kurse për ndërtimin e presidentit do të evitohet çdo lloj pengese”, ka pohuar Haziri, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se Abdixhiku nesër do të mbajë një takim me grupin parlamentar të partisë ku edhe do të merret vendimi final.

    “Kryetari i LDK-së dhe lidershipi nesër do të takohen me grupin e deputetëve që pjesëmarrja në seancë të jetë në frymën kushtetuese dhe duke krijuar frymë dhe angazhim dhe stabilitet politik në këtë vend. Ne do të punojmë që të dalim unanim, na duhet si çdo herë që veprimi jonë i përbashkët të jetë arma jonë politike”, pohoi Haziri.

    Ai konfirmoi se gjatë vikendit janë takuar me Vjosa Osmanin ku kanë biseduar për këtë çështje dhe nuk ka arsye të zhvillohen takime tjera.

    “Jemi taku në vikend, janë shterr arsyet dhe nevojat që të kemi takime të tjera”, tha Haziri.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!