×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundon mbledhja e LDK-së, askush s’flet për media

    Reporteri
    19 Prill 2021 | 18:44

    Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.


    Asnjë nga anëtarët e kësaj partie nuk kanë dhënë detaje se çka është diskutuar në këtë takim.

    Anëtarët e kryesisë kanë thënë se për këtë do të lëshohet një komunikatë.

    Pas nisjes së takimit, anëtari i Kryesisë së LDK-së, Sokol Haliti, tha për Reporteri.net se kanë biseduar për çështje organizative dhe temat aktuale në vend.

    “Po jemi mbledhur për të diskutuar për çështje organizative”, ka thënë Haliti për Reporteri.net.

    Gazeta ka mësuar se Kryesia e LDK-së është mbledhur me qëllim informimin mbi procesin e themelimit të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe procesin e votimit për President.

    Poashtu është diskutuar edhe për organizimin e qendrës dhe strukturës së re organizative të partisë si dhe për procesin e regjistrimit të anëtarësisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!