Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka njoftuar se ka përfunduar me sukses trajnimi i Forcave Speciale të Kosovës së bashku me ato të Shqipërisë, në terrene të ndryshme në Shqipëri.
Mehaj, në një postim në Facebook ka shtuar se pas 26 javësh të stërvitjeve, pjestarët e FSK-së tani janë në nivelin më të lartë të përgatitjes, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Gjatë trajnimit, pjesëtarët tanë janë përgatitur për: Lidership, topografi, alpinizëm, përgatitje fizike, taktika speciale, përdorim të eksplozivëve, zbulim special, veprime me Helikopter, njohuri armatimi dhe qitje, shëndetësi etj. Trajnimi është mbyllur me sukses dhe Forcat tona të specializuara, janë në nivelin më të lartë të përgatitjes”, ka shkruar Mehaj në Facebook. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.