Sot ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe atyre të ardhura me postë në Qendrën për Numërim dhe Rezultate. Ndonëse ende nuk ka ndonjë rezultat zyrtar, Lëvizja Vetëvendosje pretendon t’i ketë marrë 50% të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Reporteri.net.
Kreshnik Ahmeti, Sekretar i VV-së për marrëdhënie me jashtë, ka postuar një fotografi në profilin e tij në Facebook ku shkruan Lëvizja Vetëvendosje 50%.
Kujtojmë që në zgjedhjet e 14 shkurtit nga votat e rregullta brenda Kosovës, VV ka marrë 47.7% të votave.
Por, ende nuk dihet se sa për qind të votave do t’i ketë në fund kur të numërohen votat me kusht dhe votat nga diaspora.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.