×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundon procesi i deklarimit të pasurisë – mbi 4 mijë zyrtarë kanë qenë të obliguar ta bëjnë deklarimin

    Reporteri
    08 Prill 2021 | 20:21

    Ka përfunduar procesi i deklarimit të pasurisë të personave zyrtarë të cilat e kanë për obligim ligjor prejardhjen dhe kontrollin e Pasurisë dhe Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave.


    Lumnije Demi nga Agjencia kundër Korrupsionit (AKK), ka treguar për Gazetën Insajderi, se ky proces ka përfunduar me 31 mars dhe kanë qenë gjithsej 4886 zyrtarë që kanë qenë të obliguar ta deklarojnë prejardhjen e pasurisë së tyre.

    “Procesi i deklarimit të pasurisë i nisur më 01 mars 2021, është realizuar në pajtim me pajtim me Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave, ndërsa, ka përfunduar me 31 mars 2021.  Janë rreth 4886 zyrtarë që kanë për obligim ligjor deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë ne Agjencinë kundër Korrupsionit”, ka treguar Demi për Insajderi.

    Nga AKK kanë thënë se me qenë se për një vit kanë ardhur në pushtet dy qeveri edhe numri i zyrtarëve ka qenë më i madh, andaj kjo ka shtuar edhe intensitetin e punës në këtë agjencion.

    “Përveç deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë me ndryshimet që kanë ndodhur në institucionet publike, këtë vit,  Agjencia kundër Korrupsionit, ka pranuar një numër të konsiderueshëm të formularëve të deklarimit të pasurisë me rastin e marrjes së detyrës zyrtare  si dhe me rastin e përfundimit të detyrës zyrtareve që gjithashtu ka shtuar intensitetin e punës në AKK në raport me deklarimin e pasurisë”, ka treguar Demi.

    Derisa i gjithë ky proces rreth deklarimit të pasurisë Demi ka treguar për Insajderin se është bërë në mënyrë elektronike.

    “Formularët për deklarimin e  pasurisë janë pranuar në mënyrë elektronike në email-adresa të ndryshëm  të AKK-së dhe tani Agjencia ka filluar verifikimin e të gjithë formularëve të pranuar,  me qëllim të evitimit të lëshimeve të mundshme që mund të ndodhin gjatë procesit të regjistrimit, para se formularët  të publikohen”, ka thënë Demi.

    Aktualisht, Agjencia kundër Korrupsionit  është duke bërë  verifikimit formularëve të deklarimit të pasurisë dhe ta gjitha informatat lidhur me këtë proces do të publikohen në javët në vijim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!