×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundon takimi i Kurtit me ambasadorët e QUINT’it, Kryeministri mbledh Qeverinë

    Reporteri
    28 Tetor 2022 | 16:36

    Ka përfunduar zyrtarisht takimi mes ambasadorëve të shteteve të QUINT’it dhe kryeministrit Kurti.

    Ata i shkuan në zyrë Kryeministrit kur kanë mbetur vetëm edhe katër ditë deri në implementimin e vendimit për targa.

    Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen ambasadorët teksa lëshojnë ndërtesën e Qeverisë.

    Ndërkaq, prej orës 16:00, Kurti po mban mbledhje me ministrat e tij.

     

    Në dokumentin që e ka siguruar Gazeta Online Reporteri.net, pjesë e kësaj mbledhjeje do të jenë katër pika diskutimi.

    Anipse nga Zyra e Kryeministrisë, nuk u bënë të ditur detajet, Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar dokumentin ku tregohet se çka do të diskutohet në këtë mbledhje.

    Pika e parë e diskutimit është “Shqyrtimi i Projektligjit për ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës”, ndërsa si pikë e dytë është listuar “Shqyrtimi i Drafti të Raportit Nëntëmujor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës”.

    Në këtë mbledhje, do të diskutohet edhe për energjinë, përkatësisht si pikë diskutimi listohet “Shqyrtim i propozim-vendimit për zgjatjen e masave emergjente për furnizimin me energjisë”.

    Krejt në fund, do të flitet për “Tema të ndryshme”.

    Kurti po ashtu ka paralajmëruar se do të deklarohet nga Qeveria, pikërisht nga kjo mbledhje, lidhur me kërkesën e ndërkombëtarëve për shtyerje të implementimit të vendimit për targa.

    “Sapo isha në marshin që i dedikohen grave nga kanceri i gjirit, për çështjet tjerat si puna e targave e ndërmjetësimit ndërkombëtar në raportet me Serbinë do të flasim pasdite nga Qeveria”, ka deklaruar kryeministri para gazetarëve, pas marshit tradicional për kancerin e gjirit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!