Kryetari i LDK-së, Lumri Abixhiku ka folur pas përfundimit të takimit me pretendenten për presidente, Vjosa Osmani.
Abdixhiku ka thënë se kanë pasur një takim të frytshëm me Vjosa Osmanin, por ka potencuar se janë pajtuar edhe për një takim të dytë para se të marrin vendim përfundimtar, shkruan Reporteri.net.
“Takimi ka qenë i frytshëm dhe dhe është zhvilluar në atmosferë të mirë. Kemi diskutuar platformën që pretendetja për presidente dëshiron ta luftojë dhe në këtë platformë kemi dhënë mendimet tona. Nuk kemi vërejtje sa i përket platformës, do të kemi edhe një takim në të ardhmen. Në ndërkohë do t’u kthehemi organeve të partisë dhe pas një konsultimi tjetër do të marrin vendimin përfundimtar”, u shpreh ai.
Për hapat e mëtutjeshëm, Abdixhiku u shpreh se do t’u kthehet organeve të partisë për t’u konsultuar.
“Kemi parë një frymë pozitive mes dy palëve për zhbllokimin e situatës. Do të kemi nevojë për qartësime shtesë dhe konsultime brenda partisë. Duke i respektuar afatet kushtetuese do t’i ndërmarrim edhe veprimet e ardhshme”, u shpreh ai para mediave. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.