×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundojnë takimet në Bruksel, s’ka marrëveshje për targat

    Reporteri
    13 Maj 2022 | 19:01

    Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se nuk është arritur asnjë marrëveshje për targat në Bruksel, në takimin ndërmjet kryenegociatorëve nga Kosova dhe Serbia.

    Përmes një postimi në faqen zyrtare në Twitter, Lajçak ka thënë se rezultatet nga takimi janë të përziera, shkruan Reporteri.net.

    Por, ka shtuar se është shënuar progres në çështje të tjera, përfshirë energjinë.

    “Sapo përfunduam takimin e sotshëm të kryenegociatorëve në Bruksel. Rezultatet janë të përziera. Fatkeqësisht, asnjë marrëveshje nuk është arritur për targat, megjithatë është shënuar progres në fusha të tjera, përfshirë energjinë. Puna do të vazhdojë”, ka shkruar Lajçak.

    Ndryshe, marrëveshja e përkohshme e targave ka skaduar më 21 prill. Përkundër që marrëveshja e përkohshme për targat ka skaduar më 21 prill, edhe përtej kësaj date, veturat kanë vazhduar të vendosin letrat ngjitëse bazuar në marrëveshjen e përkohshme e cila ishte arritur në tetor mes kryenegociatorëve Bislimi dhe Petkovic në Bruksel.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!