Qeveria e Kosovës sot pritet të mbajë një mbledhje të radhës ku pritet të marrë disa vendime që kanë të bëjnë me lehtësimin e masave.
Gazeta Online “Reporteri.net” ka siguruar propozim vendimin ku parashihet hapja e çerdheve, e kufijve, aeroporteve, ahengjeve, banjave, panaireve, pishinave dhe klubeve të natës.
Dokumenti tregon se Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë pët rihapjen e kopshteve dhe çerdheve – mosha 0-5 në Institucionet publike dhe private të nivelit parashkollor; organizimi i ambientimit dhe përgatitjeve për testin e arritshmërisë me klasat e nënta (kthimi i klasave të nënta në shkollë prej datës 08.06 deri me 19.06 me qëllim të mbajtjes së testit të arritshmerisë me 23.06.2020); organizimi i ambientimit dhe përgatitjeve për testin e maturës me nxënësit e klasave të dymbëdhjeta (kthimi i klasave të dymbëdhjeta në shkollë prej datë 15.06 deri me 30.06 dhe mbajtja e testit të matures me 04.07.2020); lejimin e orëve praktike/laboratorike për Institucionet e Arsimit të Lartë dhe organizimi i provimeve duke zbatuar në mënyrë strikte rekomandimet e IKSHP-së.
Në mbledhjen që pritet të mbahen sonte poashtu pritet të shfuqizohet pika e 4 Vendimit të Qeverisë nr.01/09 i datës 13/03/2020 me të cilin janë mbyllur kufijtë tokësor në Republikën e Kosovës.
Në propozim vendim thuhet se të gjithë personat që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës obligohen t’i nënshtrohen kontrollave të ekipeve mjekësore të QKMF-ve ( Qendrave kryesore të mjekësisë familjare) në pikat kufitare dhe t’i zbatojnë masat mbrojtëse kundër COVID19.
Propozim vendimi i Qeverisë që pritet të miratohet në mbledhjen e sotme: