Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur rreth orës 11:50 në rrugën Lipjan-Shtime.
Këtë për klankosova.tv e konfirmoi Bajram Krasniqi, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës.
“Aksidenti ka ndodhur në ora 11:50, në rrugën Lipijan-Shtime, janë të përfshira dy vetura, si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona dhe një tjetër ka ndërruar jetë”, tha Krasniqi.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme në autostradën “Ibrahim Rugova”, gjegjësisht afër fshatit Peqan ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, nga i cili kanë mbetur të vdekur dy persona dhe katër të tjerë janë në gjendje të rëndë.
Ndërkohë, gjatë mesnatës një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur edhe në magjistralen Gjilan-Ferizaj, saktësisht në fshatin Budrigë, ku kanë mbetur të vdekur dy persona.