×
  • Lajme
  • Lajme

    Përjashtohet nga QKUK-ja kardiologu Tefik Bekteshi, nuk u paraqit në punë qe 3 muaj

    Reporteri
    24 Mars 2021 | 17:04

    Autor: Hasan Hoti 


    Komisioni Disiplinor i ShSKUK-së, ka përjashtuar nga puna ish-drejtorin e Klinikës së Kardiokirurgjisë, Tefik Bekteshin, raporton Gazeta Online “Reporteri”.


    Siç mëson Reporteri.net, nga burime, përjashtimi i kardiologut Bekteshi nga puna ka ardhur si pasojë e mosparaqitjes së tij në punë për tre muaj.

    Bekteshi kishte konsideruar se i ishte bërë e padrejtë shkarkimi i tij nga pozita e drejtorit Klinikës së Kardiokirurgjisë, teksa rastin e ka dërguar në Gjykatë.

    Gazeta Online ‘Reporteri.net’ ka tentuar të marrë një qëndrim nga ana e Bekteshit, por ky i fundit nuk është përgjigjur në telefon.

    Bekteshi, vitin e kaluar, ishte shkarkuar nga pozita e drejtorit me arsyetimin për shkelje dhe parregullsi gjatë menaxhimit të klinikës së Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!