×
  • Lajme
  • Lajme

    Përkrahësit e VV-së i shtojnë pikat e kuqe për protestë duke iu afruar edhe më shumë objektit të Qeverisë

    Reporteri
    16 Maj 2020 | 17:54

    Disa ditë më parë janë vendosur disa pika të kuqe për një protestë të mundshme para objektit të Qeverisë, ku partitë politike thonë se këtë e organizoi Lëvizja Vetëvendosje.


    Pasi që Komuna e Prishtinës kishte pastruar dhe shlyer pikat e vendosura nga disa aktivistë të VV-së, këta të fundit i kanë përforcuar sërish pikat me ngjyrë të kuqe për protest të mundshme në kohë pandemie.

    Mirëpo, jo vetëm kaq, gjatë ditës së sotme aktivistët i kanë shtuar pikat e kuqe në sheshin “Skënderbe”, në Prishtinë duke iu afruar kështu në skaj të objektit të Qeverisë.

    Reporteri.net iu sjell një video ku shihen pikat e shtuara nga aktivistët të VV-së:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!