Një përleshje ka ndodhur sot mes nxënësve të dy shkollave në qytetin e Podujevës, ku fatkeqësisht një 14 vjeçar është therur me thikë.
Ai është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Burime të Reporteri.net kanë bërë të ditur se përleshja ka ndodhur sot në mesditë afër shkollës “Shaban Shala”, ku nxënësit e kësaj të fundit janë përleshur me nxënësit e shkollës tjetër”Naim Frasheri”.
Reporteri.net ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga Policia e Kosovës, konkretisht zëdhënësja Flora Ahmeti por e njëjta ende nuk ka kthyer përgjigje për këtë rast. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.