×
  • Lajme
  • Lajme / Detaje

    Përleshje në Kijevë të Malishevës, një person ia thyen xhamin e veturës një tjetri, arrestohet

    Reporteri
    08 Maj 2025 | 17:13

    Një përleshje mes dy personave ka ndodhur në fshatin Kijevë të Malishevës.

    Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

    Ai ka bërë të ditur se një person i dyshuari, i cili tashmë është arrestuar ia ka thyer xhamin e veturës një personi tjetër.

    “Rreth orës 13:40, një qytetar kosovar ka raportuar se pas një fjalosjeje me një person tjetër, gjithashtu mashkull kosovar, në fshatin Kijevë – Malishevë, ky i fundit i ka dëmtuar xhamin e veturës së tij. Menjëherë pas raportimit, njësitë policore i janë përgjigjur rastit. I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar në mbajtje për 48 orë”, tha Elezaj për Reporteri.net.

    Tutje ai tha se rasti është iniciuar “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!