×
  • Lajme
  • Lajme

    Përleshje në një lokal në Suharekë, arrestohen dhe dërgohen në mbajtje gjashtë persona

    Reporteri
    11 Janar 2024 | 18:10

    Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona në Suharekë, pas një përleshjeje fizike ndërmjet tyre.

    Ngjarja ka ndodhur në një lokal në qytetin e Suharekës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Përmes një njoftimi në faqn zyrtare në Facebook, Policia ka bërë me dije se të njëjtit janë ndaluar për 48 orë.

    “Me urdhër të Prokurorit të Shtetit në mbajte për 48 orë janë ndalur B.C. (viti i lindje 1981) F.C. (viti i lindjes 1986), L.C. (viti i lindjes 1991), L.C. (viti i lindjes 1991) dhe E.G. (viti i lindjes 1996) të gjithë meshkuj kosovar shqiptar, ndërsa i dyshuari i gjashtë E.S. (viti i lindjes 2000) me urdhër të Prokurorit të Shtetit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

    Ndaj të gjithë të dyshuarve, Policia ka bërë me dije se do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ rast i cili do to përcillet në Prokurorinë Themelore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!