×
  • Lajme
  • Lajme

    Përleshje në Obiliq, nxirren edhe armët: Dy persona përfundojnë në spital

    Reporteri
    06 Korrik 2019 | 12:01

    Dje në komunën e Obiliqit, Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona.


    Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur në orën 12:37 ku katër personat pas një mosmarrëveshjeje, janë përleshur mes vete. Njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri ndërsa dy perona kanë pësuar lëndime trupore.

    Në vendin e ngjarjes është gjetur një pushkë automatike ndërsa pas kontrollimit në shtëpinë e të dyshuarve, janë konfiskuar një pushkë ajrore, tre fishek, gjashtë gëzhoja dhe një karikator.

    Të dyshuarit janë intervistuar, dhe me vendim të prokurorit tre prej tyre janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!