Oda e Përmbaruesve Privat të Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të Ministrisë së Drejtësisë për suspendimin e përmbaruesit privat të Telekomit, Ilir Mulhaxha, vendim ky i marrë të martën.
Në reagimin e tyre, thuhet se në Ministrinë e Drejtësisë, vendimet po i nënshkruan Zv. Ministri Blerim Sallahu, në emër të Ministres Albulena Haxhiu, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Nga Oda thonë se Ministria e Drejtësisë po i shantazhon me vendime të tilla, që sipas tyre, kanë edhe prapavijë politike.
Në reagim, theksohet se Ministrisë së Drejtësisë nuk i takon të marrë vendime të tilla, gjykuar nga fakti se kjo i takon Komisionit Disiplinor të MD’së.
“Oda e Përmbaruesve konsideron se vendimi në fjalë është i paligjshëm, i ngutshëm, i padobishëm. Ministria e Drejtësisë nuk ka kompetencë të nxjerrë vendime të tilla, përderisa ato nuk rekomandohen nga Komisioni Disiplinor”, thuhet në reagimin e tyre.
Ky vendim po konsiderohet shkelje e ligjit.
“Oda e njofton Ministrinë e Drejtësisë se në Republikën e Kosovës ekziston Ligji për Procedurën Përmbarimore, përkatësisht neni 369 i tij, i cili nen e mandaton Komisionin Disiplinor (e jo Ministrinë e Drejtësisë) për ta zbatuar procedurën disiplinore ndaj përmbaruesit”, thuhet tutje.
Oda e e Përmbaruesve Privat të Kosovës ka kërkuar mbrojtje ndaj, siç thonë ata, linçimet dhe sulmet që po iu bëhen nga Ministria e Drejtësisë.
Reagimi i tyre i plotë:
Ilir Mulhaxha, përmbarues privat në Prishtinë, është suspenduar të martën nga Ministria e Drejtësisë, pa marrë vendim Komisioni Disiplinor. Ai është vëllai i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku. Ai ushtron profesionin e përmbaruesit privat.
Vendimin, që ka hyrë në fuqi menjëherë, e ka nënshkruar vetë ministrja Albulena Haxhiu.
Aty thuhet se suspendimi i Mulhaxhës do të zgjasë deri në një vendim të Komisionit Disiplinor.
“Z. Ilir Mulhaxha, përmbarues privat në Territorin e Gjykatës Themelore në Prishtinë suspendohet nga ushtrimi i funksionit të përmbaruesit privat deri në një vendim të Komisionit Disiplinor”, thotë dokumenti.
‘Sherr’ i kësaj u bë një procedurë përmbarimore me Telekomin e Kosovës, ku Mulhaxha është i përfshirë si përmbarues. /Reporteri.net/.
Pa vendim të Komisionit Disiplinor, Albulena Haxhiu i suspendon licencën përmbaruesit privat