×
  • Lajme
  • Lajme

    Përmbyllet vlerësimi i votave nga diaspora, refuzohen mbi 20 mijë zarfe

    Reporteri
    27 Shkurt 2021 | 15:25

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e vlerësimit të rreth 43 mijë e 500 pakove të supozuara me fletëvotime të diasporës prej të cilave janë aprovuar 53 mijë e 600 zarfe me fletëvotime ndërkaq janë refuzuar 20 mijë e 400 sosh.


    Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka thënë për Reporterin se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve s po punohet që gjatë ditës së dielë të nis edhe numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

    “Po punojmë shumë që nesër gjatë ditës të mund të fillojmë me numërimin e rreth 31 mijë e 500 votave me kusht dhe dhe rreth 2 mijë e 800 votave të personave me nevoja të veçanta. Pastaj, edhe numërimin e votave të cilat kanë ardhur përmes postës”, ka thënë Elezi.

    Ndërkohë Elezi ka thënë se deri më tani janë rinumëruar rreth 88 për qind apo 487 vendvotime nga 552 sa është numri i përgjithshëm i tyre.

    Sipas tij, edhe ky proces pritet të përfundojë gjatë ditës së sotme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!