×
  • Lajme
  • Lajme / Mitrovicë

    Përmbyllja e vitit, presidentja Osmani vizitë në veri

    Reporteri
    31 Dhjetor 2024 | 10:15
    Foto: Kossev

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar në veri të Mitrovicës.

    Osmani,  është parë e shoqëruar nga Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

    Bashkë me Osmanin ishte edhe drejtori i policisë, Gazmend Hoxha.

    Kjo është vizita e parë e Osmanit në veri, pas sulmit të 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut, komunë kjo me shumicë serbe në veri të vendit./Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!