Përparim Gruda nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas deklaratës të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu në lidhje me vrasjen e Faton Hajrizit.
Gruda ka thënë se ministrja e Drejtësisë shpalli kapitullimin në punën e saj, duke deklaruar që Serbia po i ndihmon në arratisjen e të burgosurve shqiptarë.
Postimi i tij i plotë:
Ministrja e Drejtësisë shpalli kapitullimin në punën e saj, duke deklaruar se Serbia po ndihmon arratisjen e të burgosurve shqiptarë dhe po u garanton atyre mbrojtje në Serbi.
Në një deklaratë të vetme, ajo përmendi shumë konspiracione, ngriti shumë hipoteza dhe deklaroi prezencën e Serbisë brenda burgjeve të Kosovës.
Por, në asnjë moment nuk foli për rolin e saj si Ministre e Drejtësisë. Sjellje totalisht joprofesionale, e papërgjegjshme dhe e rrezikshme për vendin.
Populli i Kosovës nuk meriton një ministre të tillë të drejtësisë, aq më pak deklarime kaq skandaloze në momente kaq kritike.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.