Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se garën për Prishtinën do ta fitojë pa balotazh.
I ftuar në emisionin “Frontal” në T7, Rama deklaroi se sipas sondazheve, LDK po shkon drejt rritjes në Prishtinë.
“Besoj vërtetë, sepse ashtu tregojnë numrat, trendi është në ngritje e sipër, në ngritje të fortë, dhe besoj që po, do ta fitojmë pa balotazh, sepse punën që po e bëjmë është asisoj që ta fitojmë pa balotazh, jo ndoshta prej aspektit të egos, apo ku ta di, por me të vërtetë Prishtina nuk ka kohë të humbë, ne duhet të merremi me problematikën e qytetit, qytetarëve, të ua ndërrojmë jetën për të mirë, dhe sa më shumë të humbim kohë, aq më keq për qytetarin e Prishtinës”, ka deklaruar Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.