×
  • Lajme
  • Lajme

    Përparim Rama merr detyrën e kryetarit të Prishtinës më 7 dhjetor

    Reporteri
    01 Dhjetor 2021 | 17:08

    Përparim Rama, kryetar i zgjedhur i komunës së Prishtinës ka bërë të ditur se të martën me 7 dhjetor në ora 10.00.

    Në mëngjesin e së martës do të mbahet seanca inauguruese e betimit të anëtarëve të kuvendit komunal të Prishtinës, në të cilën seancë po ashtu do ta bëjë betimin edhe vetë Përparim Rama si kryetar.

    Pas përfundimit të seancës solemne, do të bëhet pranim-dorëzimi ceremonial i detyrës së kryetarit të komunës së Prishtinës.

    “Përmes këtij njoftimi ju informoj se ditën e martë, më datë 07 dhjetor 2021, me fillim në ora 10:00 mbahet seanca inauguruese me ç’rast bëhet betimi i anëtarëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe betimi i Kryetarit të zgjedhur të Komunës së Prishtinës. Gjithashtu, pas përfundimit të kësaj seance solemne, bëhet pranim-dorëzimi ceremonial i detyrës së Kryetarit të Komunës së Prishtinës.”, thuhet në njoftim.

    Gazeta Online Reporteri.net sot ka raportuar edhe për disa nga emrat e drejtorëve komunal që pritet t’i emërojë Rama në drejtoritë e Komunës së Prishtinës.

    Gjithashtu, Reporteri.net ka raportuar se se nënkryetar i Prishtinës pritet të emërohet Alban Zogaj. Por, përveç tij, pozitë të nënkryetarit do të mbajë edhe dikush tjetër, emri i të cilit do të varet nga marrëveshjet për bashkëqeverisje të kryeqytetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!