×
  • Lajme
  • Lajme

    Përplasja Mustafa-Osmani, Lutfi Haziri: Nuk e di çka ka mendu Vjosa

    Reporteri
    06 Tetor 2020 | 18:31

    Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani dhe kryetari i LDK’së, Isa Mustafa kanë shkëmbyer një sërë akuzash sot gjatë ditës. Vjosa Osmani përmes një shkrimi në Facebook është përkujdesur që ta quajë mashtrues e recidivist Shefin e LDK’së.


    Osmaninë statusin kushtuar Isa Mustafës në Facebook ka thënë se ai është humbës i shumëfishtë i zgjedhjeve dhe nuk ka guxuar të kandidojë për kryeministër kundër Kurtit përveç njërit në LDK duke mos përmendur emra.

    Por a është Lutfi Haziri personi të cilit Vjosa Osmani nuk ia ka përmendur emrin, meqë kreu i Gjilanit edhe hapur para zgjedhjeve kishte treguar se është gati të garojë për kryeministër.

    Për këtë gjë Gazeta Express ka pyetur nënkryetarin e LDK’së nëse kryekuvendarja Osmani e ka pasur fjalën për të kur ka thënë se të gjithë në LDK me një përjashtim nuk kanë guxuar të përballen me Kurtin.

    Haziri ka thënë shkurt se nuk e di çfarë ka menduar Osmani por që ai e ka mbështetur nominimin e saj për kandidate për kryeministre në zgjedhjet e gjashtë tetorit.

    “Nuk e di, pytne Vjosën çka ka mendu. Unë e kam mbështet nominimin e Vjosës”, ka thënë shkurt Haziri për Express të martën.

    Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa dhe kandidatja e para një viti për kryeministre nga kjo parti, Vjosa Osmani sot janë përplasur verbalisht duke akuzuar njëri-tjetrin për humbje të zgjedhjeve.

    Isa Mustafa sot gjatë ditës ka thënë për Express se Vjosa Osmani ia ka humbur zgjedhjet LDK’së duke u bërë kopje e Albin Kurtit.

    Teksa, Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ndërkaq ia ka kthyer Mustafës duke e quajtur mashtrues, recidivist e bashkëpunëtor me kapësit e shtetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!