Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, pas përplasjeve të zyrtarëve të Qeverisë dhe Presidencës, e cila ka kërkuar nga qeveria heqjen e tarifës ndaj produkteve amerikane.
Gjini, ka shprehur përkrahje për një pjesë të deklaratës së Ministrit të Financave, Hekuran Murati, ku ai thekson se çështja e tarifës ndaj produkteve amerikane nuk duhet të jetë një temë mediatike.
Ai ka theksuar se kërkesa e Presidentes është e drejtë, por ka shtuar se ajo është bërë një temë mediale pa sjellë ndonjë përfitim konkret për shtetin.
“Presidentja kërkon nga qeveria që të hiqet tarifa ndaj produkteve Amerikane. Pak minuta me vone e poston ne rrjete sociale kërkesën!! Pse??? Per here te pare pajtohem me një pjesë të deklaratës së ministrit Murati, se kjo nuk duhet të jetë qështje mediale. Por edhe ai vet po e bën mediale. Sot e mora vesh që Kosova ka pasur tarifë ndaj produkteve amerikane. Ndaj dikujt ne fqinjësi i ka heq plotësisht… Presidents, me te drejte ke kërkuar që të hiqet tarifa, por pa kurrfarë benefite për shtetin e ke bërë temë mediale”, tha ai.
Zyrtarë të Presidencës së Kosovës dhe të Qeverisë janë përplasur në rrjete sociale, pas njoftimit të presidentes Vjosa Osmani se ka kërkuar nga Qeveria që të pezullojë tarifat e importit për të gjitha produktet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kërkesa e presidentes Vjosa Osmani drejtuar Qeverisë për pezullimin e tarifave ndaj mallrave amerikane, është kritikuar ashpër nga Qeveria. Por, kjo është vlerësuar shumë nga kongresmenë amerikanë.