×
  • Lajme
  • Lajme

    Përplasje në Kuvend: Selimi e quan të paaftë Veliun, ai i thotë i pafytyrë

    Reporteri
    18 Shtator 2020 | 17:42

    Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu është përplasur në seancë të Kuvendit me shefin e grupit parlamentar të LVV’së, Rexhep Selimin.


    Selimi ka thënë në seancë, se Veliu është shkarkuar se është i paaftë, transmeton Gazeta Express.

    “Ti je shkarku jo për mustaqet që i mbanë po pse je i paaftë, mos e merr për keq, po të them seriozisht, shkarkimi yt do të duhej të ishte shembull edhe tash. Në këtë situatë ku tash është policia edhe ti edhe ne i kishim ndihmu policisë nëse ti nuk do të mbaje peng postin që nuk të takon”, ka thënë Selimi.

    Kësaj deklarate të Selimit iu është përgjigjur Ministri i Punëve të Brendshme.

    Ai e ka quajtur Selimin të pafytyrë.

    “Rexhep unë i baj mustaqet po i pafytyrë si ti s’jam”, ka thënë Veliu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!