×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus / Kuvend

    Përplasja për nënkryetarët, seanca konstituive shtyhet për të dielën

    Reporteri
    11 Shtator 2026 | 15:19

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka shtyrë për të dielën vazhdimin e seancës konstituive, me cila u ndërpre për të dytën herë sot, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Kjo pas mosmarrëveshjeve për votimin e nënkryetarëve, pasi partitë opozitare Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës  braktisën sallën.

    Fillimisht në seancën e orës 11:00, u votua nënkryetari nga radhët e VV-së, Ardian Gola.

    Mirëpo, seanca u ndërpre  pasi që deputetët e PDK-së e kanë lëshuar sallën e Kuvendit. Kjo pasi që Vetëvendosja nuk e ka përkrahur kandidaten e tyre për nënkryetare, Vlora Çitaku, duke abstenuar në votim.

    Kryetari i PDK-së, Bedi Hamza tha se nuk do të marrin pjesë më në asnjë seancë, teksa paralajmëroi se rastin do ta dërgojnë në Kushtetuese.

    Seanca u shty për në ora 14:00 dhe nisi një orë me vonesë. LDK-ja nuk pranoi ta propozojë kandidatin e saj, pasi Haxhiu e tejkaloi zgjedhjen e nënkryetarit nga PDK-ja, i cili ishte i dyti në radhë për t’u zgjedhur, sipas procedurës.

    Kësisoj, seanca u ndërpre sërish dhe u shty për të dielën, në ora 10:00./Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!