×
  • Lajme
  • Lajme

    Personeli i ambulancës në Viti në karantinë që nga dje, në pritje për t’i bërë testet

    Reporteri
    14 Mars 2020 | 8:52

    11 mjek e infermierë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, përfshirë edhe doktoreshën, që nga dje janë izoluar në një prej dhomave të QKMF’së, meqenesë kanë qenë në kontakt me ambientin ku është trajtuar 77-vjeçari, i cili dje u konfirmua se është i infektuar me koronavirus, raporton Express.


    Drejtoresha e QKMF’së, Vjollca Kadolli i ka thënë Gazetës Express se gjendja e stafit është e mirë dhe se deri tani asnjëri prej tyre nuk ka shfaqur simptoma të koronavirusit.

    Kadolli thotë se kanë qëndruar në dhomë gjatë tërë natës dhe se ditëve në vijim do të iu bëhen edhe atyre testet. Thotë se sipas informative që ka marrë, deri tani nuk ka ndonjë rast tjetër të dyshuar me koronavirus.

    “Gjendja e stafit mjekësor është e mirë. Nuk kemi lëvizur fare nga objekti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare. Tërë natën kemi ndejtë në një dhomë. Sapo fola me doktoreshën, s’ka asnjë rast të dyshuar, pra gjendja është e mirë. Edhe neve do të na bëhen testet, pavarësisht se ne s’kemi pas kontakt me pacientin në fjalë, por vetëm me ambientin. Asnjëri prej nesh s’ka shfaq simptoma. Është bë edhe dezinfektimi i krejt objektit”, ka thënë Kadolli për Express.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!