×
  • Lajme
  • Lajme

    Personi i 17-të i infektuar me koronavirus është nga Podujeva

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 16:56

    Gjithsej numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ka arritur në shifrën e 17 rasteve të konfirmuara.


    Naser Ramadani, nga IKSHP në një konferencë për media ka bërë të ditur se rasti i ri ka lidhje me personin e infektuar me koronavirus nga Podujeva, shkruan Reporteri.net.

    “Rasti i fundit është rasti i Dumnicës, i lidhur me rastin e parë të konfirmuar”, ka thënë shkurtimisht Ramadani.

    Po ashtu, Ramadani ka folur edhe për rastet e fundit që janë detektuar në aeroportin e Prishtinës, teksa është shprehur i gëzuar se të njëtat nuk do të mund të kenë vatra të përhapjes.

    “3 rastet e konfirmuara, janë raste të cilat janë detektuar përmes ekipeve mjekësore në aeroportin Adem Jashari.  Pra nënkupton që këto tri raste nuk do të kenë vatra të përhapjes së infeksionit tek të tjerët”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!