×
  • Lajme
  • Lajme

    Personi që dyshohet se shkaktoi vdekjen e pesë personave në Ferizaj dërgohet në arrest shtëpiak, nesër protestë në Shtime

    Reporteri
    30 Shtator 2021 | 12:24

    Më 6 qershor të këtij viti, një aksident trafiku në magjistralen Ferizaj-Shtime, u mori jetën pesë familjarëve Ramadani, në mesin e tyre edhe një fëmijë.


    Mirëpo, i dyshuari E.M., para dy ditësh i është ndryshuar masa e paraburgimit, ku me kërkesë të Prokurorisë i njëjti është liruar në arrest shtëpiak për një muaj.

    Për këtë familjari, Arben Ramadani, ka njoftuar se nesër do të mbahet një protestë paqësore duke kërkuar drejtësi.

    ”Ftojmë të gjithë qytetarët për pjesëmarrje në protestën tonë paqësore, kundër vendimit të gjykatës dhe kërkesës së prokurorit për lirimin në arrest shtëpiak të personit që morri jetën e 5 anëtarëve të familjes tonë”, thuhet në njoftim.

    Postimi i plotë:

    Protestë paqësore

    Me moton: Duam drejtësi

    Ftojmë të gjithë qytetarët për pjesmarrje në protestën tonë paqësore , kundër vendimit të gjykatês dhe kerkesës së prokurorit për lirimin në arrest shtëpiak të personit që morri jetën e 5 anëtarëve të familjes tonë

    Plaget janë të hapura dhe dhimbja ende është e papërballueshme për ne, ngutia e prokurorit dhe gjykatës për lehtësim të procedurave , krijon dyshime të bazuara për anim në rast dhe jo drejtësi

    Ne duam drejtësi.

    Protesta do të mbahet ditën e Premte më 01.10.21, në oren 11:00

    Lokacioni: Sheshi dëshmorëve në Shtime ( sheshi te rruga bllacalive).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!