×
  • Lajme
  • Lajme

    Personi që u gjet i vdekur në Prishtinë, është vajza e akademikut Mehmet Kraja

    Reporteri
    13 Nëntor 2019 | 11:47

    Ka vdekur regjisorja Arzana Kraja, vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja.


    Në një përgjigje për Reporteri.net nga Policia e Kosovës, konfirmohet vdekja e një vajze në lagjen “Kalabria” në kryeqytet, por nuk tregon se për kë bëhet fjalë.

    Por është regjisori Besim Ugzmajli që konfirmon se personi që është gjetur i vdekur është Arzana Kraja.

    “Një lajm tepër i tmerrshëm, i pabesueshëm. Prehu në paqe Arzana!
    Ngushëllime familjes Kraja dhe gjithë komunitetit”, ka shkruan ai në Facebook, shkruan Reporteri.net.

    Edhe Qendra Kinematografike e Kosovës përmes një statusi në Facebook ka shprehur ngushëllime për vdekjen e hershme të regjisores.

    “Jemi të shokuar nga lajmi për vdekjen e regjisores Arzana Kraja! Angazhimi i sajë në fushën e kinematografisë ishte i jashtëzakonshëm! Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë bashkëpunëtorëve!”, thuhet në statusin e QKK-së.

    Kraja, ishte regjisore e filmit “Fusha e mëllenjave”, që shënoi edhe hapjen e edicionit të 11 të PriFest.

    Problemet e një të burgosuri politik shqiptar, i cili e ka vështirë të jetojë me të kaluarën, ishin shfaqur në filmin debutues të regjisores Arzana Kraja. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!