×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet një femër e vdekur në Prishtinë, policia jep detaje

    Reporteri
    13 Nëntor 2019 | 11:13

    Një vajzë është gjetur pa shenja jete në lagjen “Kalabria”, në Prishtinë në mëngjesin e sotëm.


    Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

    “Me datën 13.11.2019 rreth orës 09:08 policia ka pranuar një informatë, për një trup të pa jetë në lagjen Kalabria Prishtinës. Njësit policore kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe ekipin mjekësor të emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femërore”, thotë Krasniqi për Reporteri.net.

    Policia thotë se rasti është duke u trajtuar si “vdekje e dyshimtë”. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!