×
  • Lajme
  • Lajme

    Pesë ditë para vendimit të Kushtetuesës, Kurti kërkon sërish zgjedhje nacionale

    Reporteri
    25 Maj 2020 | 14:15

    Kryeministri i Republikës së Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka rikujtuar mocionin e mosbesimit, teksa sot bëhen dy muaj kur krizës shëndetësore iu shtua edhe ajo politike.


    Përmes këtij shkrimi Kurti kërkon zgjedhje nacionale pak para se Kushtetuesja ta shpallë vendimin e dektrit të Thaçit, shkruan Reporteri.net

    Sipas Kurtit kjo është në përputhje me Kushtetutën dhe se nevojiten zgjedhje të reja, duke shtuar se nevojtitet edhe shëndeti i demokracisë.

    “Ngërçi institucional shfaqet vetëm kur përjashton zgjedhjet. Sot u bënë dy muaj nga mocioni i mosbesimit. Më 25 mars krizës shëndetësore iu pat shtuar edhe ajo politike. Mirëpo, ne po ia dalim. Dje ishte dita e parë, që nga 13 marsi, pa të infektuar me virusin Corona. Ngërç institucional? Nuk është e vërtetë. Mospajtime ka, por edhe zgjidhje ka. Në përputhje me Kushtetutën tonë nevojiten zgjedhje të reja. Ato tashmë po mbahen anembanë Evropës. Pas shëndetit të popullsisë dhe ekonomisë, është në pyetje edhe shëndeti i demokracisë. Zgjedhje do të ketë në qershor në Islandë, Francë dhe Serbi, kurse në korrik në Maqedoninë e Veriut, Spanjë dhe Kroaci. Duhet të kemi zgjedhje edhe në Kosovë e aso lokale në Podujevë. Madje, mundet edhe njëkohësisht”, ka shkruar Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!