×
  • Lajme
  • Lajme

    Pesë pjestarë të Policisë së Kosovës të prekur me coronavirus

    Reporteri
    14 Prill 2020 | 9:46

    Deri tani, pesë pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë rezultuar me koronavirus


    Këtë e ka bëtë të ditur drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

    “Fatkeqësisht deri më tani i kemi i kemi pesë kolegë tanë të cilët janë prekur kanë rezultuar pozitiv dhe janë duke u trajtuar nga institucionet tona shëndetësore”, tha Qalaj.

    Ndërsa disa të tjerë janë dërguar në vetizolim për shkak të kontaktit që kanë pasur drejtpërdrejt me persona të prekur me Covid-19.

    Duke theksuar se karantinimi i qyteteve kërkon angazhim shtesë të Policisë së Kosovës, meqë bëhet mbyllja pothuajse hermetike e të gjitha rrugëve, Qalaj shton se zyrtarët policor janë të përgatitur edhe fizikisht.

    “Angazhim shtesë është, meqenëse tani duhet kontrolluar çdo person, çdo veturë nëpër akset kryesore rrugore qëndrimi mjaft i gjatë në këmbë i zyrtarëve policor, prapë po e them janë mjaft të përgatitur fizikisht, mirëpo kërkon një sakrificë mjaft të madhe. Ne e kemi të shpërndarë personelin në të gjitha komunat e vendit dhe rajonet policore, dhe mendoj se do t’ia dalim të menaxhojmë çfarëdo situate” tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!