×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti

    Pesë raste të dhunës në familje në 24 orëshin e fundit në Kosovë

    Reporteri
    04 Qershor 2024 | 10:58

    Në Policinë e Kosovës në 24 orëshin e fundit janë raportuar pesë raste të dhunës në familje, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Nga një rast është raportuar në Pejë, Klinë dhe Mitrovicë, ndërsa dy të tjera në Gjakovë.

    Lidhur me këto raste, katër persona janë dërguar në mbajtje.

    Njoftimi i policisë:

    DHUNË NË FAMILJE

    . Pejë / 03.06.2024 – 15:20. Janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovare pasi që pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete. Të dyshuarve u është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

    . Klinë / 01.06.2024 – 23:30. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se e dyshuara femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe ka lënë fëmijët pa përkujdesje. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kompetent me urdhër të të cilit janë iniciuar rastet si më lartë. Rasti është duke u hetuar.

    · Gjakovë / 03.06.2024 – 09:20. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

    · Gjakovë / 03.06.2024 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht dy viktimat një femër dhe një mashkull kosovar, me ç’rast viktima femër ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    . Mitrovicë / 03.06.2024 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!