×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Pesë të arrestuar në Viti, u përleshën me dy persona tjerë për shkak të një kontesti pronësor

    Reporteri
    12 Maj 2025 | 9:44

    Mesditën e së dielës pesë persona janë arrestuar në Viti, pasi të njëjti për shkak të një kontesti pronësor janë përleshur me dy persona tjerë, shkruan Reporteri.net.

    Madje njëri nga të dyshuarit, sipas policisë ka shtënë tri herë me armë për toke.

    Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

    Njoftimi:

    LËNDIM TRUPOR /ARMËMBAJTJE PA LEJE

    Fsh. Bellancë, Viti 11.05.2025 – 14:10. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, për arsye se për shkak të një kontesti pronësor janë përleshur me dy viktima meshkuj kosovarë. Gjatë incidentit njëri prej të dyshuarve ka shtënë tri herë në drejtim të tokës me pistoletë. Njësia policore në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, tre fishekë, tri gëzhoja dhe dy predha. Në konsultim me prokurorin të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!