Një grup pasionantësh të peshkimit me dorë nga Krusha e Madhe, kanë nxënë një peshk goxha të madh në ujërat e Drinit të Bardhë.
Ata kanë publikuar video në faqen e tyre në Facebook, kur kanë zënë një peshk prej 5 kilogramëve e gjysmë.
Në njërën prej videove shihet se si njëri prej anëtarëve të grupit, mezi nxjerr peshkun në breg nga uji.
“Mos u ngut, mos u ngut. Çfarë peshki i madh, veç në Oqean Atlantik…”, dëgjohet derisa thotë një peshkatar tjetër me një dozë humori, shkruan RahoPress.
Më poshtë shihni videot e momentit të kapjesë së peshkut.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.