×
  • Lajme
  • Lajme

    Pësoi infarkt natën e rezultateve të zgjedhjeve, kjo është gjendja shëndetësore e qytetarit

    Reporteri
    14 Tetor 2019 | 9:53

    Stabilizohet gjendja e qytetarit që pësoi infarkt në natën e rezultateve të zgjedhjeve.


    Ish-deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, sot në Repartin e Neurologjisë ka vizituar një pacient, i cili në natën e rezultateve të zgjedhjeve pati pësuar infarkt në tru.

    Avdyli ka treguar se gjendja e tij është stabile, derisa ka thënë se duke i dhënë zor për LDK-në e Vjosa Osmanin ai u bë për spital.

    Ky është postimi i ish-deputetit:

    Sapo vizitova pacientin në Neurologji E.E. nga Reçaku i cili në natën e rezultatetve të zgjedhjeve ka pësuar infarkt të trurit. Gjendja e tij stabile per jetë por me parezë të anës së majtë. Shumë i dha zor për LDK-në e Vjosën tha gruaja e tij. Kur pacientit i thashë që Vjosa është interesuar për shëndetin tënd, e të ka bë të fala dhe enkas për ty unë kam ardhë sot, tha shkurt mos ban bre hajgare, a përnime a. Duke u përshendet,m’u drejtua , gjithmonë isha dhe do jem me LDK-në.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!