×
  • Lajme
  • Lajme

    Petkoviç: Perëndimi dëshiron Serbinë ta vendos para aktit të kryer, ta njohë Kosovën

    Reporteri
    10 Tetor 2022 | 11:14
    I ashtuquajturi drejtor i një zyreje të vetëquajtur “për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviç

    “Nuk bëhet fjalë që Serbia ta njohë Kosovën dhe as ta lejojë anëtarësimin e saj në Kombe të Bashkuara”, tha i ashtuquajturi drejtor i një zyreje të vetëquajtur “për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, përcjell Reporteri.net.

    Në të gjitha gjërat që po ndodhin, Petkoviç tha se “shihet firma perëndimore”, për çka tha se po provohet “anestezimi i Serbisë” për ta vendosur atë “para aktit të kryer”.

    Ky “akt i kryer” Petkoviç tha se është “njohja e Kosovës”, që për Serbinë “është e papranueshme”.

    “Arsyeja kryesore për këtë, në njërën anë, është se Evropa po konsolidon pozitën e saj brenda BE-së, dhe në anën thjetër, perëndimi dëshiron që me zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ashtu siç e shohin dhe siç duan ta imponojnë atë këtë zgjidhje, t’ia heq duarsh argumentin Vladimir Putin, i cili vazhdimisht i referohet Kosovës për të justfikuar veprime e tij në Ukrainë”, i tha ai televizioni Pink, përcjell Reporteri.net.

    “Aq më shumë që çështja e Kosovës shfaqet në skenën ndërkombëtare si argument për të dyja palët, aq më vështirë për Serbinë ngase presioni ndaj Serbisë po rritet”, ka vazhduar Petkoviç.

    Serbia, sipas tij, “është dëm kolateral në këtë mes”. /Reporteri.net/

    Dreçun: Nuk e lëmë Kosovën në OKB, Rusia po i hap Serbisë telashe të reja

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!