“Këdo që [Rada Trajkoviç] sulmon, dijeni se ai po punon për interesa të Serbisë”, shkroi i ashtuquajturi drejtor i zyrës së vetëquajtur “për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviç referuar kryetar së lëvizjes evropiane të serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviç, transmeton Reporteri.net.
Petkoviç, të cilit s’i çel mëngjesi e zë mbrëmja pa sulmuar shtetësinë e Kosovës me cicërima në Twitter, arsenalin e sulmeve me shkronja e ka drejtuar kah oponentët politik serbë, si Rada Trajkoviç, Boris Tadiç e Vuk Jeremiç. Të gjithë këta për sulme të brendshme politike për gjoja “megafonë të Albin Kurtit”.
“Me sulmet që Rada Trajkoviç bën ndaj serbëve të Kosovës, presidentit Vuçiç dhe Milan Radoiçiçit, ajo tregon se është megafone dhe maskote e Albin Kurtin”, shkroi Petkoviç.
“Një gjë është e sigurtë, se këdo që ajo sulmon, është e sigurtë që ai [i sulmuari] po punon për interesat serbe”, propagandoi ai.
Me frazën e tij të parapëlqyer, ai tha se Trajkoviç “dëshmoi se sa shumë urren çdo gjë serbe”.
Нападима на Србе с КиМ, председника @avucic и Милана Радоичића, показала је @trajkovic_rada да је маскота и мегафон @albinkurti.
Једно је сигурно – кога она нападне, тај сигурно ради у интересу Срба и ??!
Честитам Вам, опет сте показали колика је ваша мржња према свему српском!— Петар Петковић (@PetkovicPetar) August 22, 2022
Trajkoviç tha më herët se nga adresimi për media të presidentit serb, e lexon si një shkaktim destabilizimi të mundshën në Veri të Kosovës.
Një sulm të njëjtë ia bëri kohëve të fundit edhe ish-kryediplomatit serb, Vuk Jeremiç.
“Albin Kurti të ka lavdëruar e të ka çuar në qiell për vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë. Këtë mund të ta konfirmojnë të gjithë ata që ishin prezentë në takim”, i shkroi Petkoviç në një reagim Jeremiçit.
Kujtojmë se Jeremiç sa shërbente si ministër i jashtëm serb në kohën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës kishte kërkuar opinion sqarues nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në lidhje me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.
Përgjigja e GJND-së kishte qenë pozitive dhe definitive. Kosova dhe pavarësia e saj janë në plotëni në pajtim me ligjin ndërkombëtar, kishte konstatuar organi më i lartë i interpretimit të ligjit ndërkombëtar.
Partia Përparimtare Serbe që udhëhiqet nga Aleksandër Vuçiç, vartës e militant i flaktë i të cilës është edhe vetë Petkoviç, lajtmotiv të betejës politike të brendshme me ish-pushtetarët serbë, e në këtë rast me Jeremiç-in, e kanë gjoja se “ata kanë dorëzuar Kosovën”.
Jeremiç iu kundërpërgjigj Petkoviçit, por duke mos thënë shumë. “Ju, zoti Petkoviç, përnjëmend jeni soj i veçantë”, u shpreh ai ironikisht.
Takimi në Bruksel erdhi pas tensioneve të mëdha rreth dy vendimeve të reja të qeverisë së Kosovës për reciprocitet për letra të udhëtimit si dhe ndalimin e targave ilegale të lëshuara nga MPB-ja serbe për veturat e serbëve në Kosovë.
Beogradi instrumentalizoi rezistencë lokale të serbëve të Veriut duke barrikaduar dhe pamundësuar lëvizjen e lirë të njerëzve e mallrave/Reporteri.net/