Zyrtarët e shtetit serb nuk po i ndalin kritikat dhe akuzat drejt Nenad Rashiqit pasi ky i fundit nuk e fsheh afërsinë me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.
Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka thënë se Nenad Rashiq është “Kali i Trojës i Albin Kurtit”, meqë sipas tij, Kurti po synon që të dialogojë vetëm me ata ‘serbë që i binden’.
“Kjo është deklarata e rrezikshme e Rashiqit për mediat në Prishtinë “Kurti mund të ketë sukses vetëm nëse dialogon me serbët lokal”, duke e pasur fjalën për veten e tij dhe Rada Trajkoviqin, të cilët janë në gjendje të shesin besimin e tyre për një darkë, dhe për ta ndihmuar Kurtin për të marrë hapa drejt krijimit të Shqipërisë së Madhe”, ka thënë Petkovic.
Megjithatë Petkovic thotë se problemi është që as Rashiq e as Trajkoviq nuk kanë legjitimitet, pasi serbët e kanë votuar në masë të madhe Listën Srpska. /express
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.