×
  • Lajme
  • Lajme

    Petkoviq zhvillon vizitë dy-ditore në Kosovë për festën e Pashkëve

    Reporteri
    01 Maj 2021 | 18:24

    Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, Petar Petkoviq, do të zhvillojë një vizitë dy-ditore në Kosovë nga sot.


    Media serbe Tanjug shkruan se kjo vizitë e tij po zhvillohet me rastin e festës së Pashkëve.

    Siç njoftoi kjo zyre, Petkoviq do të marrë pjesë në liturgjinë e mesnatës së sotme në manastirin e Graçanicës.

    Kujtojmë se rreth një javë më parë, Petar Petkoviq ka vizituar Kosovën, me ç’rast u ka dorëzuar çelësat e 12 banesave në Mitrovicën e Veriut, donacion nga Serbia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!