×
  • Lajme
  • Lajme

    Petrit Selimi i thotë ambasadorit gjerman, më kërko falje

    Reporteri
    18 Shkurt 2020 | 20:23

    Petrit Selimi dhe ambasadori gjerman në Kosovë Christian Heldt kanë pasur një komunikim jo të këndshëm në Tëitter, pasi përfaqesuesi i shtetit gjerman ne Kosovë, i ka reaguar Selimit me një gjuhë aspk diplomatike.


    E gjithë kjo kishte ardhur pasi Selimi kishte shpërndarë në Tëitter një artikull të Al Jazzera Balkans i cili thoshte se Gjermania do të rris edhe më shumë numrin e lejeve të punës për qytetarët nga Ballkani.

    Në këtë postim të Selimit i kishte reaguar ambasadori gjerman, duke përdorur gjuhë cinike ku e falenderon atë për këto informata për të cilat thotë se ai edhe pse është përfaqesues i shtetit gjerman, nuk i di.

    Ky komunikim i tyre mori edhe vëmendjen e medias, ku Selimi u paraqit keq, dhe kjo ka bërë qe ai t’i thotë ambasadorit që t’i kerkojë falje, pasi e ka sulmuar pa arsyeshëm, dhe me qellimin për ta denigruar.

    “Nëse Heldt mendon që AJBalkans është duke gënjyer, ai mund t’i reagojë AJBalkans dhe jo të më dërgoj mua pëegjigje cinike që ka krijuar një tjetër sulm për degradim përmes postimeve në tëitter. Unë qartësiaht kam cituar burimin e tretë, që ëahrë Al Jazeera. Po pres kerkim falje”, ka shkurar Selimi në postimin e tij të fundit në Tëitter, adresuar ambasadorit gjerman.

    Kjo erdhi si rrjedhojë e postimit të parë të Selimit.

    “Përmbledhje: Gjermania do të rrisë edhe më shumë numrin e lejeve të punës për Ballkanin. 56% e kompanive gjermane ankohen për mungesë të stafit. 100,000 banorë largohen nga Ballkani Perëndimor çdo vit”,, thoshte postimi i parë i Selimit që nxiti reagimin e ambasadorit fjerman Heldt.

    “Gjithmonë e shkëlqyeshme të mësoj për vendin tim. Unë nuk i kam këto informacione. Por me siguri ju keni burime më të mira për Gjermaninë sesa unë”, kishte reaguar Heldt përmes një retëeeti, për të cilin Selimi thotë se pret kërkimfalje nga ambasadori.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!