Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi sot ka marrë pjese në marshimin e ashtuquajtur “Parada e Krenarisë” e cila u realizua sot në Prishtinë.
Në fotot e tij të publikuara në rrjete-sociale shihet një foto e vogël e Gëzim Kelmendit të cilën ai e kishte vendosur si emblemë.
Në foto shkruante: “LEQU o Gëzim”
Mbështetësit e Kelmendit dhe shumë qytetar rastin e kanë cilësuar si një shkelje e të drejtave personale dhe kanë quajtur si provokim.
Në lidhje me rastin ende nuk ka ndonjë reagim nga ish-deputeti i Parlamentit të Kosovës, Gëzim Kelmendi.
Ndryshe kjo është hera e tretë që në Prishtinë është mbajtur një paradë të tillë e cila përveç disa mbështetjeve ka mbledhur me qindra reagime të ashra nëpër rrejte-sociale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.