×
  • Lajme
  • Lajme

    Petrit Zogaj: Nëse shkohet tash në zgjedhje, fajtor i vetëm është Albin Kurti

    Reporteri
    02 Prill 2021 | 16:48

    ish drejtori i Organizatës “FOL”, Petrit Zogaj ka thënë se nëse Kosova shkon sërish në zgjedhje fajtor është Albin Kurti.


    Ai ka vlerësuar se Albin Kurti jeton nga krizat politike.

    “Nëse shkohet ne zgjedhje tash, fajtori i vetëm i kësaj situate është Albin Kurti. Ky politikan don me jetu nga krizat politike, të cilat i shkakton vete. Ai nuk është në krize. Ne krize shëndetësore e ekonomike janë qytetarët. Albini nuk ka as krize shëndetësore e as ekonomike. Ai jeton me mire se 90% i qytetarëve të Kosovës. Zgjedhjet nuk janë për qytetaret, janë për Albinin personalisht. Atij s’po i pëlqen pushteti i madh qe ka”, ka shkruar ai.

    Sipas tij Kurti po kërkon pushtet absolut.

    “po kërkon pushtet absolut. Për vete. Për ego te tij. Për hakmarrje. Për gjithçka tjetër, pos për te mire te qytetareve”, ka shtuar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!