×
  • Lajme
  • Lajme

    Pezullimi i vendimit për taksën, LDK: Dorëheqja është e domosdoshme dhe e pamjaftueshme

    Reporteri
    22 Korrik 2021 | 12:38

    Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar me rastin e pezullimit të marrëveshjes për tiketa ngjitëse në automjete, e cila parashihte që qytetarët të paguanin nga 5 euro.


    Halimi tha se pezullimi i marrëveshjes u arrit nga presioni publik, gjersa shtoi se dorëheqja është e domosdoshme dhe e pamjaftueshme.

    “Zgjodhi kompaninë e regjistruar vetëm me tre (3) punëtorë, përcaktoi çmimin për një tiketë që mund të kushtojë vetëm 5 cent dhe në fund pas një presioni publik e anuloi! Dorëheqja është e domosdoshme, por e pamjaftueshme”, shkroi ajo në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!